Home / Lajme / Maqedoni / SASHK; kërkon rregullore për standardet dhe normat për ushtrimin e veprimtarisë në institucionet për fëmijë

SASHK; kërkon rregullore për standardet dhe normat për ushtrimin e veprimtarisë në institucionet për fëmijë

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Maqedonisë – SASHK ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski menjëherë e tërhoqi njoftimin dërguar nga Ministria deri te drejtorët e Institucioneve Publike për fëmijë – kopshtet për fëmijë më 21 nëntor, sepse, siç theksojnë prej atje në asnjë bazë nuk mund të klasifikohet si dokument i cili mund të dalë nga cilido organ shtetëror, e më pak nga ky institucion.

Si shkak për kërkesën për tërheqje nga SASHK-u i theksojnë, atë siç thonë “dokumenti” nuk ka as numër zyrtar, as nënshkrim dhe verifikim të të njëjtit nga ndonjë përfaqësues i autorizuar nga Ministria, se si nënshkrues janë theksuar persona me funksion – inspektorë për vëzhgimin e veprimtarisë mbrojtjen e fëmijëve, të cilët nuk kanë autorizim të japin dokumente me urdhër të përmbaruar deri te drejtorët e institucioneve publike dhe të cilat janë nën kompetencë të njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe “dokumenti” rëndë e shkel Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe posaçërisht nenin 67, alineja 2 dhe alineja 3 (Gazeta Zyrtare 27/16), Rregullorja për ndryshimin e Rregullores për standardet dhe normat për ushtrimin e veprimtarisë në institucionet për fëmijë nr 11-1446/2 nga 21.0202014. (gazeta zyrtare RM nr 40 nga vitit 25.02.2014) dhe Marrëveshja kolektive për mbrojte të fëmijëve.

Për këto shkaqe Sindikata kërkon, në pajtim me ligjet në fuqi në vendin tonë, të konfirmohet përgjigja individuale e të gjithë të involvuarve në këtë “skandal të rëndë”, posaçërisht, siç theksojnë, nëse e kemi parasysh se bëhet fjalë për Ministri dikasteriale e cila është më përgjegjëse në pjesën e zbatimit të ligjeve në institucione dhe ndërmarrje.

Nga sindikata thonë se nëse menjëherë nuk anulohet ky dokument skandaloz, urgjentisht dhe pa zgjatur do t’i ndërmarrin të gjitha mjetet legale dhe legjitime, përfshirë edhe protestë para MPPS, si dhe organizim të grevës në kopshtet për fëmijë. me ndihmë solidare të të gjitha institucioneve në pjesën e arsimit, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *