Home / Lajme / Maqedoni / Selmani: “BDI është ISIS për mediat!”

Selmani: “BDI është ISIS për mediat!”

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, ka deklaruar se sulmet ndaj gazetarëve të cilat po përshkallëzohen kohëve të fundit, duke marrë si shkas kërcënimet e aktivistëve të BDI-së ndaj gazetarëve të Shenjës dje, janë sulm ndaj lirisë së fjalëve dhe lirisë së mediave në një shoqëri demokratike.

Sipas tij, opinioni publik në Maqedoni duhet të jetë i vetëdijshëm se sulmet ndaj gazetarëve nuk janë sulme vetëm ndaj një individi, apo ndaj një medie, por është cënim i të drejtës të patjetërsueshëm të qytetarëve për të qenë të informuar.

Selmani më tej ka shtuar me sjelljen e tillë ndaj gazetarëve, BDI është më afër grupacioneve terroriste në botë në mesin e të cilave është edhe ISIS, se sa grupacioneve demokratike.

“Unë sa kam informacion, në botë aktualisht, gazetarët janë të sulmuar, të kërcënuar, të vrarë nga tre grupacione, qofshin ato terroriste apo autoritare.

Gazetarë vret ISIS, gazetarë kërcënon Zherinoski në Rusi, gazetarë sulmojnë fizikisht neonazistët në Evropë.

Kjo I bie që BDI më shumë është afër ndaj këtyre grupacioneve terorriste dhe autoritare në botë se sa grupacioneve në botë që promovojnë vlerat demokratikenë botën e lirë dhe demokratike”, ka deklaruar Selmani për Tv Shenja.

Selmani është shprehur i bindur se porositës i këtyre sulmeve është kreu i BDI-së, dhe ka theksuar se nuk pret që krerët e BDI-së, të cilët siç thotë ai, kanë mungesë të kapaciteteve demokratike, të ndërpresin sulmin ndaj gazetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *