Home / Lajme / Serbia po furnizohet me raketa ruse, për çka po bëhet gati?

Serbia po furnizohet me raketa ruse, për çka po bëhet gati?

Nënkryetari i parë Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po e udhëheq delegacionin serb në një vizitë në Rusi për të kërkuar kushtet më të mira për furnizim me armë dhe me gaz, transmeton Koha.net.

Në Rusi Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtorët e tij, ndër të tjera do të flasin për furnizim me raketat për mbrojtje kundërajrore “Buk” për remontin e Migëve serbë por edhe për furnizim me gazin rus, njoftojnë medie serbe.

Sistemi raketor “Buk” kushton 350 milionë dollarë. Radiusi i lëvizjes është 25 kilometra në lartësi dhe 45 kilometra në largësi. Koha e reagimit është nga 10 deri në 12 sekonda me saktësinë e goditjes nga 0,9 deri 0,95.

Për këto raketa vjet, me kryetarin rus Putin kishte biseduar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Para se të shkonte në Moskë, në një konferencë shtypi, Daçiq kishte thënë se ndërmjet BE –së e Rusisë, gjithmonë do të zgjidhet Rusia.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *