Home / Kuriozitete / SHBA,25-vjeçarja gjen një mi të qepur në fustanin Zara

SHBA,25-vjeçarja gjen një mi të qepur në fustanin Zara

SHBA – Një 25-vjecare në Neë York ka bërë publik tmerrin që përjetoi pasi gjeti një mi të ngordhur të qepur nga brenda fustanit Zara që sapo kishte blerë.

Cailey Fiesel e cila jeton në Manhattan pretendon se ka blerë një fustan të zi për 40 dollarë në një dyqan të firmës Zara në Connecticut gjatë muajit Korrik.

Disa javë më vonë ajo e veshi fustanin për herë të parë në punë kur vuri re një erë të rëndë që vinte prej tij. Pavarësisht lëvizjeve që ajo bënte në zyrë nuk mundi të largonte erën e keqe nga vetja, të paktën kështu shkruhet në padinë që është drejtuar në Gjykatën e Lartë.

Në etiketën e veshjes shkruhet se fustani është prodhuar në Turqi, ndërkohë që një zëdhënës i kompanisë Zara në SHBA ka deklaruar se janë duke hetuar mbi çështjen.

Gjithashtu lexo

Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *