Home / Kuriozitete / Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë sesa që mendoni

Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë sesa që mendoni

A jeni gjeni, por nuk e dini? Mundësitë janë të mëdha që jo! Sidoqoftë, ekziston një numër i trajtave të cilat është dëshmuar shkencërisht se janë të ndërlidhura me nivelet e larta të inteligjencës – dhe ato mund të aplikohen edhe te ju.

Problemet me pagjumësi

Nëse vuani nga pagjumësia apo keni probleme të ndryshme më gjumë, vetëm mbani mend se netët pa gjumë janë të ndërlidhura me nivele të larta të inteligjencës: nevoja për të fjetur për orë zvogëlohet kur inteligjenca rritet, transmeton Telegrafi.

Hulumtime të ndryshme tregojnë se personat që preferojnë të qëndrojnë zgjuar natën shënojnë pikë më të larta të inteligjencës sesa të tjerët.

Monogamia te meshkujt

Një studim demonstron ndërlidhjen mes nivelit të lartë të inteligjencës dhe numrit të vogël të partnerëve seksual për meshkujt. Megjithatë, një teori tjetër sugjeron se gjenitë devijojnë nga norma e zakonshme.

Me këtë nënkuptohet se nëse një mashkull i zakonshëm është i ‘dizajnuar’ për të qenë poligami dhe t’ia trashëgojë gjenet pasardhësve, meshkujt inteligjentë janë kundër kësaj rutine.

Sharja

Një studim i këtij viti nga Language Sciences ka zbuluar se personat që shajnë janë në përgjithësi më të rrjedhshëm dhe kanë fjalor më të gjerë dhe më të mirë se tjerët – trajtë e cila tradicionalisht ndërlidhet me inteligjencën.

Studimi e ka hedhur poshtë mitin e mëparshëm se përdorimi i fjalëve tabu nënkupton mungesë të fjalorit më të mirë.

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *