Home / Shëndeti / Shija e vërtetë e pyjeve shqiptare

Shija e vërtetë e pyjeve shqiptare

Frutat e pyllit janë një ndër kënaqësitë më të mëdha të stinës së vjeshtës, pasi pjesa më e madhe e tyre në gjendje të egër mblidhen gjatë këtyre muajve.

Por duke konsideruar kërkesën e madhe të tregut, gjithmonë e më tepër frutat e pyllit po kultivohen në parcela nga fermerët shqiptarë për të mundësuar praninë e tyre në sasi më të garantuara.

Boronica

Boronica ia ka dalë të jetë në krye të të gjitha listave me ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Kjo për arsye se boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, por shija e tyre shumëfishohet gjatë stinës së verës. Boronica është e pasur me vlera ushqimore.
Një filxhan me boronicë ka kalium dhe pothuaj 4 gramë fibër. Ajo është e pasur me vitaminë C dhe 83 kalori. Shuani etjen dhe urinë me një grusht boronicash dhe trupi do t’ju falenderojë.

Manaferra

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë në krahasim me të. Të ëmblat manaferra janë shumë të mira për shëndetin sepse kanë përmbajtje të lartë kalciumi, vitamine C dhe kalium. Për më tepër një filxhanme manaferra përmban 7 gramë fibër dhe 60 kalori. Si të gjitha simotrat e saj, manaferra është e mbushur me antioksidantë. Manaferra është e shijshme në lëngje të plota frutash.

Luleshtrydhja

Luleshtrydhja është një frut tepër i shijshëm që mund ta gjesh në çdo market në Shqipëri gjatë gjithë vitit. Këto fruta janë të lira në çmim dhe plot vlera ushqimore. Një filxhan me luleshtrydhe përmban 100 miligramë vitaminë C, pothuajse të njëjtat vlera sa një gotë me lëng portokalli. Luleshtrydhet kanë kalcium, magnez, folat dhe kalium. Ato kanë pak kalori. Një filxhan me luleshtrydhe përmban 53 kalori. Luleshtrydhet mund t’i shijosh në mënyra të thjeshta duke i kombinuar me krem pastiçerie dhe bajame, ose në një stil tjetër, duke i zhytyr në çokollatë për një shije më të fortë.

Mjedra

Mjedra është një frut shumë i bukur. Ajo shijon shumë gjatë muajve të verës, kur lulëzimi i tyre arrin kulmin ndërkohë që çmimi është tejet i përballueshëm. Mjedra është një frut mjaft delikat dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet t’i konsumoni shpejt. Shumica e mjedrave janë në ngjyrë të kuqe, por mund të gjeni edhe në ngjyra të arta dhe të errëta. Në aspektin e vlerave ushqimore, mjedra është e pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë C. Ato kanë pak kalori.

Një filxhan me mjedra ka 64 kalori. Kombinimi me kos është i jashtëzakonshëm. Kultivimi i frutave të pyllit në parcelat shqiptare do të mundësojë rritjen e pranisë së këtyre minifrutave tek pjesa më e madhe e konsumatorëve shqiptarë, për të cilët deri më parë këto produkte kaq qenë të pakta për t’u shijuar/albeu.com/

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *