Home / Lajme / Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 34 në pranga

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 34 në pranga

Një bandë shqiptaro-italiane është shkatërruar nga Policia Italiane në sajë të një operacioni të madh antidroge.
Banda merrej kryesisht me trafikimin e lëndë varkotike nga Shqipëria në Itali.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Modica, për kapjen dhe shkatërrimin e bandës e cila vepronte në provincën e Raguzës, mësohet se janë aktivizuar më shumë se 150 efektive 70 makina, 1 helikopter, njësitë e Departamentit të Parandalimit të Krimit dhe 12 efektivë te Policisë Shkencore. në Modica, në provincën e Raguzës.
Mediet italiane shkruajnë se në total janë ekzekutuar 17 urdhër arreste të lëshuara nga Prokurori i Qarkut Anti¬Mafia të Catania, ndërsa 17 antarë të tjerë të bandës janë në kërkim.
Hetuesit tregojnë se bëhet fjalë për një organizatë mafioze e formuar nga italianë, shqiptarë dhe tunizianë të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria, në provincën e Raguzës.
Banda vepronte në këtë rajon dhe se kishte arritur të grumbullonte shuma të majme parash nga shitja e drogës.
Policia raporton se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një makinë numërimi të parave, e cila përdorej vazhdimisht nga banda për të numëruar sasinë e madhe të parave të siguruara nga trafikimi i lëndëve narkotike. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *