Home / Kryesoret / Shokohet policia e Maqedonisë: Gruaja thotë se burri i saj u vetëvra me tre plumba!

Shokohet policia e Maqedonisë: Gruaja thotë se burri i saj u vetëvra me tre plumba!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 17.30 në Blogoslovec të Sveti Nikollës, kur gruaja L.K. (68), me telefon ka denoncuar në polici se në shtëpinë e tyre në dhomën e ndenjjes e gjeti burrin e saj të vdekur F.K. (78), me plagë në kokë, dhe pranë tij ishte vendosur postoleta e kalibrit 7.65, transmeton TetovaSot.

Pas marrjes së njoftimit, vendi i krimit ishte siguruar, dhe ishte e njohur dhe prokurori publik.

Është kryer edhe bisedë me L.K dhe nënën e saj M.S. (89) nga i njëjti fshat. Ata thanë se rreth orës 15.30 në mes të F.K. (i cili ka qenë në gjendje të dehur) dhe L.K. për shkak të mosmarrshjeve, ka pësuar edhe zënka, kur F.K. e ka tërhequr zvarrë për flokësh, dhe ajo e goditi atë me dru zjarri në kokë.

Sipas deklaratave të tyre, F.K. filloi t’i kërcënojë se do ti vret të dyja, pas së cilës ata të frikësuar, dolën nga shtëpia dhe shkuan në objektin ndihmës.

Pas një kohe ata dëgjuan një të shtënë nga një armë zjarri dhe L.K dhe M.S u kthyen në shtëpi, ku ata gjetën F.K i qëlluar në kokë.

Në ora 20:50 Prokurori Publik ka filluar inspektimin, i cili në 23:55 u ndërpre, për të vazhduar sot në në prani të një mjeku-obducent dhe krim teknikës të MPB, përshkak të rrethanave të dyshimta, janë gjetur edhe tre gëzhoja të pistoletës.

Përshkak të zbardhjes së plotë të ngjarjes, me urdhër të prokurorit publik, L.K. dhe M.S. u arrestuan dhe po mbahen në stacionin policor Sveti Nikollë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *