Home / Showbiz / Shpallet ‘Biznesmenia e vitit’

Shpallet ‘Biznesmenia e vitit’

Rosie Huntington-Whiteley është shpallur si “Biznesmenia e vitit” në ceremoninë e sivjetme të çmimeve “Harper’s Bazaar Women of the Year Awards”.

Supermodelja 29-vjeçare e cila në vitin 2012 ka lansuar koleksionin e të brendshmeve me kreatorët Marks dhe Spencer i quajtur “Rosie for Autograph” dhe e cila që nga ajo kohë ka zgjeruar biznesin e saj, duke përfshirë edhe një koleksion të ri bukurie, është nderuar me këtë çmim në ceremoninë e zhvilluar në Londër të hënën në mbrëmje.

Duke pranuar këtë çmim biondja atraktive është shprehur: “Ky çmim do të thotë shumë për mua pasi tregon se shumë ëndrra të mia janë realizuar”, transmeton “Zeri.info”.

Bukuroshja e pistave të modës, e cila mes tjerash ka reklamuar firma të famshme si “Burberry”, “Valentino”, “Oscar de la Renta” dhe “Victoria’s Secret”, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar çmimin e saj.

Në anën tjetër, bukuroshja ka deklaruar se mezi pret që të martohet me të fejuarin e saj, aktorin e njohur Jason Statham, e po ashtu dëshiron të bëhet edhe nënë.

“Ëndrra ime e ardhshme është që të martohem dhe të filloj me zgjerimin e familjes. Jason është një mashkull të cilin e ëndërron secila femër dhe jam me fat që e kam krah vetes. Dua sa më shpejt të bëhem nënë, pasi i adhuroj fëmijët dhe dua të kem shumë fëmijë”, ka përfunduar bukuroshja. /ZËRI

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *