Home / Showbiz / Shpëton nga zjari foshnjen 11 muajshe

Shpëton nga zjari foshnjen 11 muajshe

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur sot pasdite në një pallat në Tiranë pranë zonës së Medresesë.
Një fëmijë vetëm 11 muajsh ka rrezikuar seriozisht jetën si pasojë e një zjarri të rënë në apartamentin e tij në katin e tretë të një pallati.

Në pritje të zjarrfikësve dhe në mungesë të kohës, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndërmori një veprim të rrezikshëm duke u përpjekur të shpëtojë fëmijën nëpërmjet katit të katërt. Ai ia doli me sukses ta shpëtonte dhe në sfond dallohen edhe duartrokitjet e dëshmitarëve.

Sipas dëshmitarëve, Stresi u fut nga kati i katërt në të tretin për ta shpëtuar foshnjen që ishte e vetme në shtëpi raporton JetaOshQef.al.

Më pas, Stresi ka konfirmuar lajmin në Facebook duke e quajtur veten si Robin Hoodi që tashmë është rikthyer, kur në fakt vetëm pak orë e ndajnë nga rikthimi në karrierë me projektin ‘E boj temën’.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *