Home / Lajme / Kronika e zezë / Shuhen në lule të rinisë dy të rinjtë shqiptarë në aksidentin tragjik në Francë

Shuhen në lule të rinisë dy të rinjtë shqiptarë në aksidentin tragjik në Francë

Në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Francë, kanë humbur jetën dy persona, gjatë përplasjes së një veture me një kamion, në Saint Juliane.

Mëngjesin e së enjtes, në Viry të Francës ka ndodhur një aksident komunikacioni, i cili ka shkaktuar dy viktima. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08.45, me ç`rast janë përplasur një veturë dhe një kamion. Rasti ka ndodhur na autostradën RD 1206, në dalje të Viry. Dy udhëtarët e veturës të moshës 19-vjeçare, janë shqiptarë dhe kanë vdekur, shkruan „Francebleu“, njofton „Shtegu.com“. Vozitësi i kamionit ka kaluar me lëndime të lehta, por i shokuar nga ngjarja është transportuar në spital.

Në rrugët e Haute-Savoie, që nga fillimi i këtij viti janë shkatuar disa aksidente, ndërsa 40 persona e kanë humbur jetën.

Gjithashtu lexo

Dy fëmijë mbyten në liqenin e Shkodrës

Burime nga policia thanë se rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *