Home / Lajme / Si gjithmonë Kërçova përsëri i bashkon LSDM-në dhe VMRO-në

Si gjithmonë Kërçova përsëri i bashkon LSDM-në dhe VMRO-në

Ekipe të VMRO-së dhe LSDM-së, jashtë marrëdhënieve aktuale përsëri merren vesh për koalicion në Kërçovë në zgjedhjet e ardhshme lokale në maj. Negociatat zhvillohen në fshehtësinë më të rreptë dhe i paraprijnë përfaqësuesit më lojal të dy liderëve Zaev dhe Gruevski. Nga ana e LSDM-së, përfaqësues në negociatat është Petre Shilegov, ndërsa nga ane VMRO-së, Vllatko Gjorçev, mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Jo rastësisht, këto të dy janë vënë si bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore, me qëllim që ti shfrytëzojnë zgjedhjet parlamentare për ti realizuar përgatitjet për koalicion të ri në Kërçovë. Plani është që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor, Shilegov-i dhe Gjorçev-i, si bartës të listave të përgatisin nismë në opinion për bashkimin e të dy partive rreth Kërçovës.

Prapa nismës fillimisht duhet të qëndrojnë të gjithë deputetët të cilët do të zgjidhen nga listat e të dy partive të cilët do të zgjidhen nga njësia e pestë zgjedhore, ku edhe bën pjesë Kërçova. Kjo futje graduale e nismës prej poshtë kah lartë, duhet tu sigurojë të dy udhëheqësive, në shikim të parë situatë pa rrugëdalje, të cilën do të duhet ta pranojnë, edhe pse në opinion akoma do të demonstrojnë padurim për bashkëpunim. Zaev, nëpërmjet Shilegovit, përkrahjen e vet për këtë projekt e ka miratuar me garanci për pjesëmarrje në qeverinë e vet, pa dallim në rezultatin e zgjedhjeve.

Burime të Zhurnal-it, flasin se kjo nismë tani më është transferuar si mundësi edhe te një pjesë e ambasadorëve, prej të cilëve kërkohet izën për nismën si pjesë e pakos së zgjidhjeve për pranimin e qeverisë eventuale të ardhshme të gjerë nga ana e VMRO-së.

Sipas informatave që i kuptoi Zhurnal, drita e gjelbër për nismën duhet doemos të merret para zgjedhjeve, në të kundërtën, është kontraktuar që nisma të mos ketë vlefshmëri.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *