Home / Shëndeti / Si ndikojnë rrezet e diellit në shëndetin tuaj mendor?

Si ndikojnë rrezet e diellit në shëndetin tuaj mendor?

Për të studiuar lidhjen midis motit dhe diagonzës së depresionit, Mark Beecher dhe bashkëautorë të tjerë sudiuan të dhëna të shënetit mendor tek më shumë se 16.000 studentë brenda një periudhe 6 vjeçare.

Këta studentë morën pjesë në disa senaca falas të Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike. Studentët do të plotësonin disa pyetsorë që vlerësonin gjendjen e tyre mendore para çdo vizite.

Këto pyetsorë krahasoheshin më pas me të dhëna të sakta të motit, të mbedhura nga BYU (Brighman Young University) në zonën e saktë se ku jetonin këta studentë.

Në total, studimi shqyrtoi 19 faktorë të mjedisit, duke përfshirë pikën e vesës, retë, reshjet, erën e fortë, shpejtësinë e erës, presionin barometrik, temperaturën, hënën, masat e cilësisë së ajrit etj. Asnjë prej këtyre faktorëve nuk ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me nivele të larta të shqetësimit emocional, për sa kohë që në një ditë kishte rreze dielli të mjaftueshme.

Kur kishin mungesë dielli, nivelet e ankthit rriteshin dhe ata diagnostikoheshin me çrregullime emocionale sezonale. Terapistët ishin të vetëdijshëm se muajve të dimrit kishte një kërkesë më të lartë për shërbimet e tyre.

E thënë më thjeshtë, studimi arriti në konkuzionin se rrezet e diellit ndikonin në emocionet pozitive të njerëzve, ndërsa reshjet e shiut dhe moti i zymtë ndikonte në çrregullimet emocionale të njerëzve.

Gjithashtu lexo

Ja sesi të detoksifikoni të gjithë trupin përmes këmbëve tuaja!

Kjo është një metodë e lashtë kineze që do t’ju ndihmojë të detoksifikoni të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *