Home / Shëndeti / Si ndikon lindja pas moshës 35 vjeçare?

Si ndikon lindja pas moshës 35 vjeçare?

Gratë kanë funksion më të mirë të trurit pas menopauzës, në qoftë se e lindin fëmijën e tyre të fundit pas moshës 35 vjeçare, thotë një studim.

“Bazuar në hulumtimet më të fundit, sigurisht që nuk rekomandohet që gratë të presin moshën 35 vjeçare për të krijuar familjen e tyre, por studimi ofron dëshmi të forta se ka një lidhje pozitive mes shtatzënisë së fundit në moshë të madhe dhe mirëfunksionimit të trurit”, ka thënë autorja kryesore e studimit Roksana Karim, asistent profesore në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore në SHBA.

Ky është studimi i parë që hulumton lidhjen mes shtatzënisë së fundit në moshë të madhe, e cila mund të jetë një shënuese e një rritje të mëvonshme të hormoneve që lidhen me shtatzëninë, dhe funksionin njohës në jetën e mëpasme, shtoi Karim.

Hormonet kryesore në lojë janë ato të estrogjenit dhe progesteronet. Në studimet e kafshëve, u gjet se estrogjeni ka një ndikim pozitiv në tru, në funksionin dhe strukturën e tij ndërsa progesteroni është i lidhur me rritjen dhe zhvillimin e indeve të trurit, tha Karim.

Studimi, i publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Gjeriatrike, përfshiu 830 gra, mosha mesatare e të cilave ishte 60 vjeç.

Pjesëmarrësve u është bërë një sërë testesh që përfshinte vlerësimin e kujtesës verbale, vëmendjen dhe përqendrimin, planifikimin, perceptimin vizual, dhe kujtesën.

Hulumtimet gjetën se gratë postmenopausës që kishin shtatzëninë e tyre të fundit, pas moshës 35 vjeçare, ishin të prirura për të pasur kujtesë më të mirë kujtesë më të mirë për pjesën e mbetur të jetës, vuri në dukje Karim.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *