Home / Lajme / Botë / Si reagon dhëndri, kur në ceremoninë martesore i vjen e “dashura” (Video)

Si reagon dhëndri, kur në ceremoninë martesore i vjen e “dashura” (Video)

E dashura e dhëndrit dhuroi spektakël, kur u paraqit në ceremoninë martesore të tij e veshur me fustan nusërie sikurse nusja me të cilën ai planifikonte të martohej

Ceremonia martesore po zhvillohej në Ganë, kur dasmorët mbetën të shokuar në momentin kur në sallë u shfaq një femër tjetër e veshur me fustan të nusërisë, e cila pretendonte se ishte e dashura e dhëndrit.

Në video mund të shihet se si dhëndri mbetet me fytyrë të skuqur, kur të gjithë dasmorët fillojnë ta shikojnë të shokuar për faktin se si po martohej, derisa në anën tjetër kishte një të dashur tjetër për të cilën nuk kishte qenë në dijeni nusja e tij,tel

Ajo me çdo kusht mundohej t’i afrohej çiftit dhe për një moment rrëmben mikrofonin, ku i shpjegon masës se si ata janë në lidhje për një kohë të gjatë dhe se për këtë gjë nuk ishte në dijeni nusja e tij.

Ende nuk dihet nëse pas këtij incidenti dyshja janë martuar, por një gjë është e sigurt se videoja ka bërë xhiron e botës, pasi është shikuar mbi 80 mijë persona .

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *