Home / Kryesoret / Simpozium rajonal i okulistikës në Shkup – VIDEO

Simpozium rajonal i okulistikës në Shkup – VIDEO

Mbi 250 okulistë nga Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Kroacia sot në Shkup biseduan dhe shkëmbyen përvoja për metodat dhe teknikat më të reja në kirurgjinë e kataraktës, refraktive dhe vitreoretinale, në suaza të simpoziumit rajonal okulistik “Risi në okulistikë”.

Simpoziumi është akredituar nga Oda e mjekëve të Maqedonisë, ndërsa në organizim të Sistina Okulistikë dhe një pjese nga grupacioni i klinikës universitare për okulistikë Svjetllost nga Zagrebi.

Drejtori mjekësor dhe shefi i repartit për kirurgji të kataraktës të Sistina Okulistikë Zllatko Arnaudovski, deklaroi se simpoziumi paraqet mundësi të bukur që okulistët nga rajoni t’i shkëmbejnë mendimet dhe përvojat e tyre lidhur me teknikat e reja dhe intervenimet kirurgjike, si dhe zbatimin e materialeve të reja në kirurgjinë e okulistikës.

Themeluesja dhe pronarja e klinikës universitare për okulistikë Svjetllost nga Zagrebi, Nikica Gabriq, tha se sot në Shkup është festivali i okulistikës, ku tregohen arritjet moderne në okulistikë në Evropë dhe botë.

Përveç Arnaudovskit dhe Gabriq, fjalime të tyre në simpozium kishin okulistët specialistë Ratmir Laziq, Maja Bohaç dhe Ante Barishiq nga Sjetllos nga Zagrebi, Ilir Osmani, Violeta Buçkoska Nikollovska, Biljana Kosotovska, dhe Fanka Gilevska nga Sisitna Okulistikë.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *