Home / Lajme / Maqedoni / Skandal: Diplomatët maqedonas në Paris bëjnë thirrje “fashiste”: Dilni në votime që mos të fiton kandidati shqiptar

Skandal: Diplomatët maqedonas në Paris bëjnë thirrje “fashiste”: Dilni në votime që mos të fiton kandidati shqiptar

Një skandal po tronditë Maqedoninë. Kësaj rradhe përfaqësues të MPJ-së të cilët janë nën kontrollë të plotë të Ministrit Nikolla Popovski, kanë propaganduar përmes diplomatëve të vet në Francë që në zgjedhjet e 11 dhjetorit diaspora të voton për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, me të vetmin qëllim që të humbë kandidati shqiptar, transmeton Zhurnal.

Madje diplomatët dhe promotorët ekonomik të angazhuar në Ambasadën në Paris, kanë vizituar edhe kishat dhe manifestimet tjera ku organizohen maqedonasit, me të vetmin qëllim që ti motivojnë për tu paraqitur në KSHZ dhe të kenë të drejtën për të votuar kandidatin e diasporës.

Më skandaloze është thirrja e zyrtarëve të qeverisë të cilët madje edhe haptazi kanë bërë thirrje se duhet diaspora maqedonase të paraqitet për të votuar me të vetmin qëllim që mos të fitoj kandidati shqiptar.

Për këtë thirrje skandaloze ka kërkuar përgjegjësi edhe sindikati i diplomatëve në Maqedoni i cili ka kërkuar që kjo çështje të shqyrtohet.

Ndryshe, në zgjedhjet e 11 dhjetorit për shkak të kësaj thirrje publike të maqedonasve, duhet që të vetëdijësohen gurbetçarët shqiptarë që jetojnë në Europë dhe Amerikë dhe me masovitet që të dalin në këto votime për të siguruar së paku një deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Thirrja publike për mobilizim nga ana e maqedonasve, duhet të merret me shumë seriozitet nga gurbetçarët shqiptar, që nëse nuk dalin në votime atëher nuk do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *