Home / Showbiz / Soni Malaj nxjerr sekretet e dashurisë e patëm në parking

Soni Malaj nxjerr sekretet e dashurisë e patëm në parking

Është përfolur shumë në lidhje me romancën e re që po shijon këngëtarja Soni Malaj, por teksa ka qënë e ftuar në NIN në Klan Kosova, Soni ka rrëfyer edhe një sekret të vogël për takimin e parë dhe shkëndijën e dashurisë me Klevin.

“Është spekuluar se jemi njohur në palestër, por në fakt jo. Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët, ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Ai as nuk më ka parë. Unë e kam pasur në profil. Ka qenë punë e pasurive të patundshme, apartamente, që është edhe biznesi i tij… Por askujt nuk ia merrte mendja se dy miqtë e vjetër të mikeshës së përbashkët do të bëheshin bashkë… Dhe ndodhi për ditëlindjen e saj, kur të dy patën “takimin përballë”, ka thënë ajo.

“Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja makinën në parking. Aty, ai kaloi dhe… diҫka ndodhi. U pamë përballë. Unë në fakt e ngatërrova, por pastaj thashë “mos është ai që njoh?”.

Me pak fjale, Soni dhe Klevi shkëndijën e parë të dashurisë e përjetuan në parking. Aq mjaftoi që më pas të fillonin komunikimet, e pas tyre takimet. Edhe lajmet se prej kohësh Soni dhe Klevi kanë nisur bashkëjetesën, këngëtarja i ka hedhur poshtë: “Akoma jo, jemi ende si ҫift adoleshentësh. Ende nuk bashkëjetojmë, por besoj se së shpejti po. Drejt asaj rruge jemi”.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *