Home / Lajme / Sot 108 vjet nga Kongresi i parë i Alfabetit në Manastir

Sot 108 vjet nga Kongresi i parë i Alfabetit në Manastir

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë.

Në këtë  Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare  si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit …sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

Foto: Arkiva

Në fytyrë të parë shohim këta veta:

1. Midhat Frashëri (Lumo Skëndo) delegate i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur i Kongresit; dreqtonjës i së përkohëshmes s’ënë dhe i gazetës Lirija.

2. Gjergj Fishta, delegat’ i Shoqërisë Bashkim në Shkodrë; auktor i Lahut’ e Malcisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; dreqtonjës i një shkolle shqipe në Shkodrë.

3. Emzot Kaçori, delegate i Durrësit dhe ndihmës i arqipeshkut të këti qyteti.

4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqërisë Agim në Shkodrë, kryetar i kësaj shoqërije dhe auktor i librave shkollare të kësaj shoqërije; vjershëtor.

5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Ma-nastirit, nënëkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.

6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.

7. Dimitri Mole, delegat’ i Filibesë

8. Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.

9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Shkupit

10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.

11. Thoma Abrami, delegat’ i Korçësë, dreqtonjës i së përkohëshmes Besa që ka dalë në Kairo

12. Sotir Peci Dardha, delegat i sh-qiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës Kombi në Boston.

13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i këti qyteti; auktor dhe vjershëtor nënë pseudonimin lek Gruda.

14. Shahin Kolonja, delegat’ i Kolonjës; drejtonjës i gazetës Drita që dilte në Sofje; depyte i Korçës.

15. Ahil Eftim Korça, delegat i Kostancës

16. Adham Shkaba Statobërdha, delegat i Sofjes.

17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i këti qyteti

18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqëris Agimi i këti qyteti 19. Azis, delegat i Starovës

20. Shevqet Frashëri, delegat’ i Korçës,

21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i këti qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit

22. Leonidha Naçi Korça, delegat’ i Vlorës.

23. Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit

24. Sami Pojani, delegat’ i Korçës, dretonjës i gazetës Korça.

25. Refik Toptani, delegat’ i Tiranës.

26. Mihal Gramenua, delegat’ i Korçës, luftëtar i lirisë auktori dhe vjershëtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhës shqipe.

Burri q’është në mes të zotit R. TOPTANI dhe zotit M.GRAMENO është ÇEÇO TOPULLI, luftëtar i lirisë. Më të mëngër të GRAMENOS është MUHTARI nga shokët e ÇEÇOS, dhe më të mëngër të MUHTARIT është kavas’ i klubit të Manastirit. Më të mëngër të zotit AHIL EFTIM është XHELAL BE PODA, dhe ay q’është në mes te zotërinjët SIMEON SHUTIRIQI dhe ZEINEL GLINA është zoti SELMAN nga Elbasani.

Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë: Zotërinjtë HIL MOSI, delegat’ i Shkodrës.

G.CILKA delegat’ i Korçës; HAFEZ IBRAHIMI dhe EMIN BEU, delegatët e Shkupit; RAUF BEU delegat’ i Gjinokastrës dhe SELAHEDDIN BEU nga Prizreni, delegat i Manastirit.

Mbi fotografinë që rrëfen personazhet.

Kjo foto paraqet një moment historik. Kongresin e famshëm të alfabetit i mbajtur 100 vjet më parë në qytetin e Manastirit. Por veç këtij fakti na bën të mundur të lidhim emrat e delegatëve që morën pjesë në këtë kongres me imazhet e tyre. Interesi i lexuesve të thjeshtë ka gjasa të jetë e i madh në këtë rast.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *