Home / Shëndeti / Studimi tronditës/ Në vitin 2030 tumori mund të vrasë 5.5 milionë gra në vit

Studimi tronditës/ Në vitin 2030 tumori mund të vrasë 5.5 milionë gra në vit

SHBA – Raporti është paraqitur në Kongresin Botëror të “American Cancer Society” në Paris. Një rritje prej 60% në krahasim me 2012-ën. Kanceri mund të vrasë 5.5 milionë gra në vitin 2030. Është një skenar dramatik ai i paraqitur në Kongresin Botëror të “American Cancer Society”, që sapo është mbyllur në Paris.

Të dhëna në rritje me 60% në krahasim me vitin 2012 dhe të lidhura në pjesën më të madhe me arsyen e plakjes së popullsisë. Raporti nxjerr në dukje brishtësinë e vendeve në zhvillim dhe kujton se sa është prioritare të synohet mbi informacionin dhe parandalimin për të mos lejuar përhapjen e këtij fenomeni. Vetëm në vitin 2012, 3.5 milionë gra kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundjeje, para së gjithash në vendet e varfra.

“Pesha e kancerit shtohet në vendet me nivel të ulët apo mesatar, edhe për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë, – ka shpjeguar Sally Cowal, e “American Cancer Society” .

E gjitha kjo është edhe e lidhur me faktorë të riskut që vijnë nga një tranzicion ekonomik, për shembull, mungesa e ushtrimeve fizike, kequshqyerja, obeziteti dhe për çështje të lidhura me riprodhimin, si për shembull, vendimi për të pasur një fëmijë në moshë jo të re, duke qenë një nga faktorët e rrezikut në rastin e kancerit të gjirit”.

Shkaku i dytë i vdekjes
Pas sëmundjeve kardiovaskulare, kanceri është shkaku i dytë i vdekjes mes grave në botë. Qindra dhe mijëra nga këto vdekje, mund të ishin shmangur. “Më shumë se 700 mijë të vdekur, që kanë lidhje me kancerin në mushkëri dhe atë të qafës së mitrës, mund të ishin parandaluar, duke adoptuar politika kundër duhanit dhe duke detyruar popullsinë të vaksinohet dhe për të kryer analiza mjekësore për parandalimin”, – kujtojnë autorët e kërkimit.
Tumori në gji
Kjo sëmundje është ajo që vret më shumë gra me 1.7 milionë raste të diagnostikuara dhe me 521.900 vdekje në vitin 2012. Pas tij është tumori në mushkëri me 491.200 vdekje në vit. Më shumë se 80% e këtyre vdekjeve, është e lidhur me duhan pirjen në SHBA.

Mes faktorëve të tjerë të rrezikut për mushkëritë, përgjegjëse është edhe ndotja mjedisore, me 1.6 milionë vdekje mes grave në vitin 2010. “Rreth 90% e rasteve regjistrohet në vendet në zhvillim, – lexohet akoma në raport, – dhe vetëm në Indi shifra është 25%”.
(er.cu/shqip/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *