Home / Gatojca / Supë e shpejtë domatesh për 10 minuta

Supë e shpejtë domatesh për 10 minuta

Në rast se vendosni apo pëlqeni ta gatuani këtë supë pa qepë, koha e përgatitjes do të jetë edhe më e shkurtër ndërsa shkalla e vështirësisë më e lehtë!

Përbërësit për 6-8 persona:

6 domate të thata, të ruajtura në vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
3 kuti (nga 300 gr secila) me copa domatesh
1 majë luge sheqer
150 ml pana
150 ml qumësht me yndyrë të plotë
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi kokërr
Në fund, kur ta shërbeni, shoqërojeni me salcë borziloku

Përgatitja:

Enën e madhe ku do përgatisni supën vendoseni në zjarr mesatar, me pak vaj ulliri dhe hudhrën e prerë imët. Shtoni domatet e thata të prera në copa dhe lërini bashkë, derisa hudhra të ketë lëshuar aromën. Vijoni me domatet e konservuara dhe lërini të ziejnë për 6-7 minuta. Të gjithë masën kalojeni në blender derisa të marrë trajtë kremoze. Shtoni qumështin dhe panën, përzieni mirë dhe rregulloni shijen me kripë e piper. Kalojeni sërish në zjarr për 3 minuta dhe shërbejeni me pak salcë borziloku.

Gjithashtu lexo

Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta!

Nevojiten: ▪ 5 dl qumësht ▪ 3 pudingë vanilje ▪ 200 g sheqer pluhur ▪ …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *