Home / Lajme / Rajon / Tahiri merr në telefon policen: Pse ngrite dy gishtat lart?!

Tahiri merr në telefon policen: Pse ngrite dy gishtat lart?!

Një valë reagimesh ka ngjallur në rrjetet sociale oficerja simpatike Kristina Çakeri, e cila ngre dy gishtat lart në videon e përgatitur nga Policia e Tiranës, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit. Shumë e kanë interpretuar atë si një simbol të Partisë Demokratike dhe e kanë lidhur Kristinën me politikën, por oficerja e rendit i jep fund të gjitha hamendësimeve duke treguar për newsbomb.al se xhesti i saj s’ka lidhje me asnjë parti, por simbolizon paqen.

-Kristina, ju jeni vajza e cila shfaqet në videon e policisë me dy gishtat lart. Çfarë keni dashur të thoni dhe pse zgjodhët pikërisht dy gishtat?

 “Dy gishtat më kanë dalë thjesht në mënyrë instiktive, duke ditur që është simbol i paqes. Ka patur reagime të ndryshme lidhur me këtë, një pjesë e kanë interpretuar sikur jam me Partinë Demokratike por siç e thashë, ishte e gjitha instiktive dhe simbolizon paqen”.

-Reagimi që ju ka bërë më shumë përshtypje në gjithë valën e
reagimeve?

“Më bëri përshtypje fakti që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më mori në telefon dhe më pyeti: Pse e bëre?

-Dhe ju ç’i thatë?

“Të njëjtën gjë që ju thashë edhe juve, që është simbol i paqes dhe më doli instiktivisht…

-Po ministri, si reagoi pas kësaj?

“Pasi ia shpjegova më tha që ishte thjesht një shaka, më tha që kisha dalë shumë bukur dhe më uroi suksese”.

-Prej sa vitesh punoni si oficere rendi dhe si iu futët Policisë?

“Jam pjesë e komisariatit numër 2 të Tiranës dhe punoj si oficere rendi prej tre vitesh. Fitova me konkurrim dhe këtë profesion e kam patur ëndërr qysh në fëmijëri”.

-A jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar për faktin që jeni
femër dhe përballeni çdo ditë me situata të ndryshme?

“Thjesht kam mësuar se policia është pak e vështirë për vajzat por kam kuptuar se sa më shumë përballem me ngjarjet aq më tepër e dua këtë që bëj dhe dua të përfshihem gjithnjë e më shumë.
Dua të përballem me ngjarjet kriminale, të jem aty ku ngjarja ndodh, të di objektivat pse jo të kem mundësi të shpreh mendimin tim e të marr vendime”.

-Të kthehemi pak te dy gishtat se i kemi me merak ne këto
gjëra… Ju me kë parti jeni?

“Unë jam asnjanëse, absolutisht me asnjë parti sepse Policia e Shtetit është institucion i depolitizuar. Jam me qytetarët”.

-Një mesazh për vajzat e reja që duan t’i futen Policisë së
Shtetit?

“Doja t’u thoja të të gjitha atyre që kanë këtë ëndërr apo ambicie t’i shkojnë deri në fund”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *