Home / Lajme / Takimi Thaçi-Zuleta, PDSH nuk do i pranoj zgjedhjet nëse ka parregullsi

Takimi Thaçi-Zuleta, PDSH nuk do i pranoj zgjedhjet nëse ka parregullsi

Situata politike në vend, si dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 11 dhjetor ka qenë në fokus të takimit mes kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe shefes së Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Tana de Zulueta.

Thaçi ka vlerësuar se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektim të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, duke theksuar se në qoftë se përsëriten parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, atëherë këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme për Partinë Demokratike Shqiptare, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Thaçi gjithashtu ka theksuar se kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, si dhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve.
“Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike”, deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *