Home / Kuriozitete / “Tani jam në qiell”/ Mesazhi i 7-vjeçarit për shokët para se të vdiste

“Tani jam në qiell”/ Mesazhi i 7-vjeçarit për shokët para se të vdiste

Një djalë shtatëvjeçar ka lënë një letër prekëse për shokët e tij para se të vdiste.

Marshall Clark nga Plymouth në Devon, u tha miqve të tij se ai tashmë do të jetë në gjendje të hante luleshtrydhe të vrapojë, të flasë dhe të gëzojë fëmijërinë e tij në qiell.

Djali për tre vjet nuk pati mundësinë që të bënte gjërat që ai preferonte, pasi sëmundja që ai kishte nuk e lejonte.

Ai vuante nga një sëmundje e rrallë gjenetike, një çrregullim në sistemin nervor.

7-vjeçari qëndroi në shtrat për 10 muaj. Ai humbi shikimin, lëvizshmërinë dhe aftësinë për të komunikuar.

Marshall vdiq vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij dhe familjarët publikuan mesazhin e tij online, në blogun e gjyshes Elsie.

Letra ishte për miqtë e 7-vjeçarit. “Ai është në qiell tani. Ky ishte ferri i tij, tani ai është i lirë”, shkruan gjyshja.

Ndërsa në letrën e tij, Marshall kishte përshkruar të gjitha gjërat që ai tashmë ishte në gjendje që t’i bënte.

“Çdo gjë është në rregull, pasi gjyshja mi ka treguar të gjitha në lidhje me të (qiellin). Më ka folur për të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të jem në gjendjeqë t’i bëj atje.

Do të ketë shumë luleshtrydhe, ëmbëlsira si dhe do të jem në gjendje që të ha sërish. Madje do të vrapoj e do të shoh video”, thuhej në letrën e tij.

“Jini të lumtur për mua, pasi unë nuk jam më i bllokuar në një trup që më ndaloi së shijuari fëmijërinë time. Unë tani jam i lirë të bëj gjërat që kam humbur kaq shumë”, vijonte letra. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *