Home / Lajme / Botë / Të paktën 27 të vrarë në një sulm vetëvrasës në xhami në Afganistan

Të paktën 27 të vrarë në një sulm vetëvrasës në xhami në Afganistan

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 35 janë plagosur sot gjatë një sulmi me bombë në xhaminë shiite në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, Kabul.

“Sulmi është vepër e një sulmuesi-vetëvrasës”, theksoi burimi policor.

Shefi i Departamentit të hetimeve penale në policinë e Kabulit, Frejdon Obaidi, tha të gjithë plagosurit gjatë sulmit të sotëm janë hospitalizuar, duke shtuar se numri i vikitmave mund të jetë më i madh.

Cak i sulmit ishte xhamia “Bakir ul-Olum”, në pjesën perëndimore të qytetit, derisa besimtarët tuboheshin për një ceremoni fetare.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulmm, ndërsa talebanët në kumtesën në të cilën mohojnë çfarëdo qoftë ndërlidhje të tyre me këtë akt terrorist.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *