Home / Lajme / Botë / Të paktën 76 të vdekur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

Të paktën 76 të vdekur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

Të paktën 76 persona e humbën jetën sot gjatë rrëzimit të një aeroplani bolivian me 81 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në pjesën qendrore të Kolumbisë, kumtoi paradite policia kolumbiane.

Me këtë, policia i përgënjeshtroi informacionet mediale paraprake se ekipet për shpëtim kanë gjetur 10 pasagjerë të mbijetuar, si dhe trupat e 25 personave që kanë humbur jetën.

Aeroplani i çarter kompanisë boliviane “Lamija” ka qarkulluar prej Bolivisë drej qytetit kolumbian Medelin.

Me aeroplanin e rrëzuar udhëtonin edhe futbollistët e klubit brazilian “Shapokoense”, të cilët nesër duhej të zhvillonin ndeshje në Medelin kundër klubit lokal “Atletiko Nasional” në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.

Radioja Er-Se-En njofton se në mesin e pasagjerëve të mbijetuar janë edhe futbollisti i klubit brazilian Alen Russhel, i cili ka lëndime në kokë dhe në këmbë si dhe portieri Danillo Padilja. Sipas radios, ata janë transferuar në spitalin e qytetit La Seha.

Колумбијаавион Бразил

Aeroporti në Medelin në llogarinë në Tuiter theksoi se operacioni për shpëtim është vështirësuar për shkak të motit të keq në rajon si dhe qasjes së vështirë drejt vendit të fatkeqësisë.

Sipas drejtorisë kolumbiane për aviacion civil, shkaqet për fatkeqësinë akoma nuk bëhen të ditura.

“Supozojmë se aeroplani ka mbetur pa karburant”, deklaroi kryebashkiaku i La Sehas, Elkin Ospina.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *