Home / Lajme / Thaçi: Sulmin terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael e parandaloi Policia e Kosovës

Thaçi: Sulmin terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael e parandaloi Policia e Kosovës

Presidenti i Kosovës ka lavdëruar policinë e Kosovës për punën e ërë deri më tani, pas një shkrimi të një vlerësimi që “Transaprency International”, dha për Policinë e Kosovës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Thaçi ka thënë se ishte policia e Kosovës ajo që parandaloi sulmin terrorist gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael.

 “Jam krenar që edhe ‘Transaprency International’ e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji”, ka shkruar Thaçi. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *