Home / Showbiz / Thyejnë xhamin dhe i hedhin benzinë, digjet makina e këngëtares së njohur shqiptare

Thyejnë xhamin dhe i hedhin benzinë, digjet makina e këngëtares së njohur shqiptare

Automjeti i këngëtares kosovare Adelina Berisha është djegur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, rreth orës 23.00.

Sipas indeksonline, një person ende i paidentifikuar ka thyer xhamin e mjetit dhe ka hedhur benzinë e më pas i ka vënë flakën. Kanë qenë fqinjët e këngëtares ata që kanë lajmëruar Adelina Berishën.

 Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe identifikim e kapjen e autorëve. Ndërkohë, këngëtarja nuk ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje, ndërsa theksoi se nuk e ka idenë se kush fshihet pas saj.

Gjithashtu lexo

Gjyste Vulaj në probleme, ja çfarë i ndodhë çdo natë me… (Foto)

Ajo është ndër këngëtaret të cilës i mbahen mend mbrëmjet dhe atmosfera që arrin ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *