Home / Lajme / Kronika e zezë / Tragjedi në Kërçovë, mjegulla i merr jetën një këmbësori

Tragjedi në Kërçovë, mjegulla i merr jetën një këmbësori

Një 39-vjeçar me inicialet A.S. ka humbur jetën tragjikisht në afërsi të fshatit Kolari në Kërçovë.

A.S ka qenë duke ecur në këmbë në mes të mjegullës, ndërsa një kamion tip “Mercedes” e ka përplasur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se për shkak të mjegullës, N.S. i datëlindjes 1964 nga Tetova, i cili ka qenë duke udhëtuar me kamionin e tij tip “Mercedes“, nuk e ka parë këmbësorin dhe e ka shtypur.

Si pasojë e lëndimeve të brendshme, shtetasi A.S ka ndërruar jetë menjëherë në vend.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *