Home / Kryesoret / Trajanov: Pres që LSDM-ja të prezantoje informacione të cilat janë fshehur në opinion

Trajanov: Pres që LSDM-ja të prezantoje informacione të cilat janë fshehur në opinion

Unë pres që LSDM-ja të prezantoje disa informacione që deri më tani janë fshehur nga opinioni, pasi që kjo betejë është të jesh ose të mos jesh. Kjo është luftë edhe e VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht e kreut të partisë e cila është në funksionin e mbijetesës në pushtet, pasi që ato janë duke luftuar për lirinë e tyre, theksoi Pavle Trajanov, kryetari i Lidhjes Demokratike.

“Qëllimi dhe përcaktimi i jonë është që të demontohet ky regjim në shtet. Që të krijohen kushtet për t`u stabilizuar Republika e Maqedonisë, të nisin proceset demokratike, të pavarësohen institucionet, të ketë reforma në sistemin gjyqësor, të kemi mundësi që lirshëm të lëvizim para dhe çka është më me rëndësi që proceset euro-integruese që janë të bllokuara të zhbllokohen dhe të rinisim bisedimet. Kuptohet, na duhet shumë kohë, shumë kohë kemi humbur, pasi që tashmë edhe në rrethet e lartë në BE, por edhe në NATO gjithmonë e më zëshëm flasin:’Ju keni humbur hapin, para së gjithash nuk keni kapacitet demokratik si shtet dhe nuk i keni vlerat e njëjta demokratike të cilat janë të rëndësishme për integrimin në këto lidhje, BE dhe në NATO’”, theksoi Trajanov.

Trajanov theksoi se si dëshmitar mund të flas hapur gjithandej, se përgjimet janë kryer me vendim, urdhër të kuadrove të VMRO-DPMNE-së të instaluara në ministrinë e punëve të brendshme.

“Se sistemet në ministrinë e punëve të brendshme janë keqpërdorur, se shfrytëzuesit e atyre informacioneve janë kreu shtetëror politik, dhe sidomos kryetari i qeverisë kjo gjë është tërësisht evidente, për këtë gjë ka shumë informacione, shumë dëshmi, jam shumë i sigurt se Prokuroria Speciale publike ka dëshmi të fuqishme dhe të sigurta për atë se kush ka përgjuar, me urdhër të kujt, kush është shfrytëzues i informacionit. “, theksoi ndërmjet tjerash Trajanov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *