Home / Kryesoret / Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në afërsi të fshatit Zajaz

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në afërsi të fshatit Zajaz

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Zajaz të Kërçovës, kanë humbur jetën tre persona.

Identiteti i të vdekurve, siç njofton SPB Ohër, ende nuk bëhet i ditur, por policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas informatave jozyrtare, makina e tipit “Ford” ka goditur një traktor të pasinjalizuar.

Traktori ishte i ngarkuar me dru, dhe sipas informatave fillestare, goditja e madhe ishte fatale për tre të rinj.

Qarkullimi në rrugën magjistrale A2 Kërçovë – Shkup, i cili dje për shkak të fatkeqësisë ishte ndërprerë, sot sërish është i lirë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *