Home / Lajme / Botë / Trump do të marrë 1 dollar pagë vjetore presidenciale

Trump do të marrë 1 dollar pagë vjetore presidenciale

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se do të marrë vetëm një dollar pagë vjetore presidenciale.

Në një intervistë të dielën në “60 Minutes”, Trump ka thënë se ligji e detyron të marrë së paku një dollar, përkundër që ai ka hequr dorë plotësisht nga paga presidenciale, transmeton Koha.net.

“Mendoj se sipas ligjit duhet të marr 1 dollar, prandaj do të marr një dollar në vit”, ka thënë Trump.

Paga vjetore e presidentit amerikan është 400 mijë dollarë, dhe Trump bëhet vetëm presidenti i tretë amerikan që heq dorë nga paga presidenciale.

Para tij kishin hequr dorë nga paga presidenciale Herbert Hoover dhe John Kennedy në vitet 1929 dhe 1961, të cilët kishin dhënë ato për bamirësi.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *