Home / Lajme / Trump sulmon FBI-në: Sistem i korruptuar që mbron Hillary-n

Trump sulmon FBI-në: Sistem i korruptuar që mbron Hillary-n

“Hillary-n po e mbron një sistem që është i gjithi i korruptuar, kam kohë që e them një gjë të tillë”. Ky ishte reagimi i kandidatit republikan Donald Trump, pasi Byroja Federale e Hetimit shfajësoi për të dytën herë rivalen e tij, Hillary Clinton, nga përgjegjësia e skandalit të email-eve.

Kandidati republikan u shpreh se është e pamundur që FBI-në të verifikonte 650 mijë e-maile të Clintonit  brenda një kohe kaq të shkurtër.

Drejtori i FBI-së, James Comey, i tha Kongresit se nuk e ka ndryshuar përfundimin e arritur në muajin korrik se kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, nuk ka bërë asgjë kriminale duke përdorur emailet private gjatë kohës sa shërbente si sekretare e shtetit.

Comey i bëri këto komente në një letër të dielën, pasi që FBI shqyrtoi një grumbull emailesh të zbuluara gjatë një hetimi të veçantë që përfshinte ish ligjvënësin amerikan, Anthony  Weiner, ish bashkëshorti i ndihmëses kryesore të zonjës Clinton, Huma Abedin.

Në letrën e tij drejtuar Kongresit, Comey tha se hetuesit “kanë punuar ditë e natë” për të shqyrtuar emailet e dërguara tek zonjë Clinton dhe prej saj në kohën kur ishte sekretare e shtetit. Gjykuar nga vlerësimet e tyre, tha ai, “nuk e kemi ndryshuar përfundimin e shpallur në muajin korrik rreth sekretares Clinton”.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *