Home / Lajme / Vetëm BDI dhe VMRO me kandidat për diasporën?

Vetëm BDI dhe VMRO me kandidat për diasporën?

Shkup, 11 nëntor – Me publikimin e listave për deputet vetëm BDI ka shpallur kandidaturat për deputet në njësinë e VII-të zgjedhore që përfshinë diasporën, ndërkohë që edhe nga VMRO theksojnë se do kenë kandidat të diasporës në njësinë e VII derisa PDSH dhe LSDM nuk kanë përgjigje nëse do të dalin me kandidat të tyre në diasporë, njofton Zhurnal.

Pavle Trajanov ka deklaruar se partitë në pushtet përmes përfaqësuesve shtetërorë në diasporë po bëjnë rekrutimin e votuesve dhe se atje nuk ka kushte për një garë demokratike.

Ndërkohë që sot mbaron lajmërimi i votuesve të diasporës e sipas KSHZ deri dje janë lajmëruar 16.720 votues prej të cilëve 14.156 janë pranuar 208 janë refuzuar ndërsa 2.356 janë në përpunim, ndërkohë që një deputet i diasporës të fitojë mandatin duhet të grumbullojë 6500 vota, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *