Home / Lajme / Botë / VIDEO/6-vjeçari shqiptar i dërgoi letër Obama-s,

VIDEO/6-vjeçari shqiptar i dërgoi letër Obama-s,

Ju kujtohet vogëlushi shqiptar Alex, i cili dy muaj më parë i shkroi një letër presidentit në largim Obama, në të cilën i kërkonte të ndihmonte Omran Daqneesh, 5-vjeçarin që mbeti i plagosur nga sulmet me raketa në Aleppo?!

6-vjecari,i cili jeton në SHBA është fëmijë i dy prindërve shqiptar. Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar një video, ku Alex takohet me Barack Obaman rreth një javë më parë.
“Gëzohem shumë që u njohëm, si ke qenë- i është drejtuar Obama vogëlushit Alex.
“Mirë”- ia ka kthyer vogëlsushi shqipatar mjaft I buzëqeshur.
‘Dukesh shumë bukur me kët kostum, është i ri’- ka vazhduar Obama
“Po”- i është përgjigjur Alex.

https://www.facebook.com/pg/WhiteHouse/videos/

I prekur nga Omran Daqneesh, djaloshi që tronditi botën me pamjen e tij pas një bombardimi të forcave siriane në Aleppo, Alex i kërkon shefit të Shtëpisë së Bardhë t’i mundësojë të miturit udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara.

“Omran mund të qëndrojë në shtëpinë time”, thotë djali dhe familja e tij është dakord. “I dashur President Obama, a ju kujtohet djali që u shpëtua me autoambulancë ne Siri?”, e nis Alex letrën e tij. “A mundeni ju lutem të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë time? Do t’iu presim me flamuj, lule e tullumbace. Ne do t’i japim atij një familje dhe do ta trajtojmë si vëllain tonë”.

Fjalët e djalit, presidenti amerikan i citoi në samitin e Kombeve të Bashkuara për krizën e refugjatëve përpara se Shtëpia e Bardhë ta regjistronte 6-vjeçarin duke i lexuar vetë.

“Duhet të jemi të gjithë pak më shume si Alex”, shkroi Obama. “Mendojeni pak sesi do të dukej bota po të ishim kështu. Mendoni pak për vuajtjet që mund të lehtësojmë dhe jetët që mund të shpëtojmë”.
(er.cu/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *