Home / Shëndeti / Vogëlushi 3-vjeçar i shpëton jetën babait duke e ushqyer me forcë

Vogëlushi 3-vjeçar i shpëton jetën babait duke e ushqyer me forcë

Një vogëlush 3 vjeç në Manchester i shpëtoi jetën babait të tij diabetik, duke e ushqyer me forcë me kos frutash, pasi i ati humbi ndjenjat në kuzhinën e shtëpisë.

Djali i tij, Lenny-George, u ngjit në karrigen e tij të vogël, mori kosin e frutave në frigorifer dhe ia doli të ushqejë me forcë 34-vjeçarin, duke i rritur nivelin e sheqerit.

Vogëlushi i dha më pas tabletat e tij të glukozës duke e shpëtuar babanë nga koma diabetike. Nëna e tij Emma u shpreh për mediat se ishte pafundësisht krenare për të birin dhe nëse ai nuk do të kishte vepruar me aq zgjuarsi, bashkëshorti i saj mund të mos ishte më me ta.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *