Home / Lajme / Maqedoni / Volitshmëri për borxhlinjtë dhe për kreditorët me Ligjin e ri për përmbarim

Volitshmëri për borxhlinjtë dhe për kreditorët me Ligjin e ri për përmbarim

Ligji i ri për përmbarim zbatimi i të cilit është paralajmëruar nga 1 janari i vitit 2017, raporti vjetor për punën e përmbaruesve në vitin 2016, por edhe të drejtat sociale dhe mbrojtja e të drejtave të palëve në përmbarim, janë një pjesë e temave të cilat përpunohen në Njoftimin vjetor për media nga ana e Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë (OPRM) që gjatë këtyre dy ditëve mbahet në Pehçevë.

Kryetari i OPRM-së, Zoran Petreski, theks të veçantë vendosi në zbatimin e Ligjit të ri për përmbarim, i cili sipas tij sjellë shumë volitshmëri edhe për përmbaruesit dhe për kreditorët, por edhe për borxhlinjtë.

“Ligji i ri për përmbarim është rezultat i punës trevjeçare, por edhe rezultat i përvojës nga puna e deritanishme e përmbaruesve dhe i tejkalon të gjithë këto probleme me të cilat ballafaqoheshin edhe përmbaruesit dhe kreditorët dhe të gjithë palët. Zbatimi i ligjit duhet të fillojë nga 1 janari, ndërsa do të sjellë epërsi të shumta. Apelojmë, që në qoftë se ekziston ndonjë moment kontestues në ligj pse nëse ndonjë pjesë e ligjit është kontestuese, atëherë të anulohet zbatimi vetëm i asaj pjese, për shkak se i gjithë ligji sjellë volitshmëri të shumta dhe do të ishte dëm që sërish të anulohet zbatimi i tij”, tha Petreski.

Ai shtoi se në ligjin e ri ka shumë volitshmëri për kategoritë e rrezikuara.

“Në ligjin e ri parashikohet se për faturat e papaguara komunale përmbaruesi nuk guxon të bllokojë paraprakisht pa e njoftuar qytetarin se ekziston ndonjë borxh dhe të kërkojë nga ai të propozojë mënyrë me të cilën do të servisohet borxhi. Gjithashtu, vendosja e pagesës jashtëgjyqësore është moment absolutisht i volitshëm i cili do të mundësojë që para fillimit të çfarëdo lloj procedure, qytetari ta servisojë borxhin e tij pa shpenzime të mëdha. Derisa momenti i tretë dhe më i rëndësishëm është lidhja elektronike e përmbaruesve me të gjithë institucionet prej nga do të merren të dhëna falas nga të gjitha institucionet me ç’rast do të zvogëlohen shpenzimet”, tha Petreski.

Përndryshe, në nëntë muajt e parë përmbaruesit në Maqedoni kanë pranuar 134.740 kërkesa për përmbarim, kanë realizuar vetëm 28,40% ose 38.266, ndërsa shuma e përgjithshme e pagesës nga përmbarimi është 75.715.471 euro që është 2 milionë euro më pak se vitin e kaluar

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *