Home / Showbiz / Yjet që shpenzojnë paratë nga mendjemadhësia!

Yjet që shpenzojnë paratë nga mendjemadhësia!

Në Hollivud gjenden butilet, vilat dhe hotelet më luksoze, kirurgët plastik dhe sallonet e bukurisë kanë shumë punë, pasi yjet duan të duken të përkryer. Por kur e shikojmë këtë më thellë, mund ta kuptojmë se jo gjithçka që shkëlqen është ari. Bukuria do të venitet, fama do të zbehet dhe pasuria do të harxhohet.

Ne ju sjellim personalitetet e famshme me shprehitë më të këqija të harxhimit.

Pasuria e Jennifer Lopez llogaritet në 300 milionë dollarë, të cilat i ka arritur me mund dhe djersë. Mirëpo, Jennifer e ka shprehi të shpenzojë para pa nevojë dhe gjëra të pazakonta. Ajo paguan mbi 150 mijë dollarë në vit një masazher i cili duhet të jetë në dispozicion 24 orë në ditë. Po ashtu, ajo ka paguar 600 mijë dollarë për mashtruese nga diamanti për binjakët e saj.

Paris Hilton është trashëgimtare e miliarda dollarëve. Dhe ajo ka shprehi të harxhoj pa masë, ku shpesh ndodh që të shpenzoja qindra mijëra dollarë në një dyqan të vetëm për rroba. Po ashtu, ajo me vete bart shuma të mëdha parash dhe shpesh viziton klube striptizi u harxhon deri në 100 mijë dollarë. Pasuria e Madonna-s është 650 milionë dollarë, çka do të thotë se mund të harxhoj sa të dojë. Por neveria është se ajo çdo muaj paguan 50 mijë dollarë për ujë të posaçëm të sektit Kabala. Victoria Beckham ka një pasuri prej 300 milionë dollarë, ndërsa vetëm në çanta brenda një viti ajo shpenzon deri në 500 mijë dollarë. Tom Cruise peshon 450 milionë dollarë, prandaj edhe harxhon pa ngurrim.

Ai shpesh për dhurata për më të dashurit, ka ditur të harxhoj deri në 20 milionë dollarë, që përfshinë blerjen e avionit privat. Me një pasuri prej 500 milionë dollarë, Mariah Carrey nuk brengoset për shpenzime.

Ajo pa menduar dy herë kishte blerë një vilë për 125 milionë dollarë në Beverli Hills. Rihanna posedon një pasuri prej 120 milionë dollarë dhe ajo nuk kursen për bukurinë e saj. Ajo çdo ditë harxhon 1500 dollarë për trajner personal dhe 800 dollarë për kuzhinierin e saj personal, ndërsa për flokët 1 milionë dollarë në vit.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *