Home / Lajme / Maqedoni / Zaevi po manipulon me ndjenjat e familjarëve në rastin “Monstra”

Zaevi po manipulon me ndjenjat e familjarëve në rastin “Monstra”

Irena Radovanoviq në shkrimin e saj të fundit komenton paralajmërimin e bombës së liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, për rastin Monstra, rast që nuk u zbulua, pasi që deri më sot nuk është publikuar ajo bombë.

“Në këtë pjesë të Shkupit jetojnë edhe familjet e pesë të vrarëve në Liqenin e Smillkovcës. Zaevi po manipulon me ndjenjat e tyre duke thënë se do të publikoje një bombë me të cilën do të merret vesh e vërteta për Liqenin e Smilkovcës.

Kështu thonte me muaj. Me ditë e kemi pritur bombën, e cila duhej të tregonte se kush qëndron prapa aktit monstruoz tek liqeni dhe asesi të dëgjojmë deri më sot.

Të manipulosh me një rast të tillë të rëndë dhe pastaj të mos brengosesh se si ndjehen familjarët e atyre që iu mor jeta nga monstrumët, të mos ndjesh përgjegjësi para opinionit që të thuash nëse di diçka, këtë gjë mundet ta bëje vetëm njeriu pa asnjë gram tru, pa turp dhe ndjenja”, shkroi ndërmjet tjerash në shkrimin e saj Irena Radovanoviq.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *