Home / Lajme / Zbardhen bisedat e Sulejman Osmanit me agjentin për “Kumanovën” (VIDEO)

Zbardhen bisedat e Sulejman Osmanit me agjentin për “Kumanovën” (VIDEO)

Seanca gjyqësore ndaj SulejmanOsmanit, njërit prej anëtarëve të grupit të Kumanovës, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjatë kësaj seance, Prokuroria publikoi transkriptet e tabulateve telefonike mes pjestarëve të grupit dhe agjentëve të Agjencisë së intelegjencës, që nga 21 prilli deri më 25 prill të vitit 2015, ka thënë avokati Naser Raufi.

“Filluan telefonatat që janë ndjekur me masa të vençatë të hetimit dhe i kemi dëgjuar bisedat që ka zhvilluar i akuzuari Sulejman Osmani por edhe të tjerë të akuzuar dhe të involvuar në këtë rast dhe si duket edhe nëse në seancën ku është grupi i Kumanovës do të vazhdohen këta telefonata ku ka ardhur radha e telefonatave besoj se do të përsëriten këta te njëra por besoj se do të vazhdojmë edhe me një dinamikë edhe kohën para prilli mendoj pasi që këta të akuzuar janë përcjell nga janari”, tha avokati Naser Raufi.

Ndërkohë, pala mbrojtëse insiston që dëshmitarët e propozuar, zyrtarë të lartë të BDI-së dhe VMRO-së, duhet të paraqiten në gjykatë, pasi sipas avokatit Raufi, ata mund të dëshmojnë për ngjarjet në Kumanovë dhe Gushincë, transmeton “Alsat

Gjithashtu lexo

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *