Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Halili për vizitë në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Zëvendëskryeministri Halili për vizitë në Muzeun e Alfabetit në Manastir

 Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot do të vizitojë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit, ku do të marrë pjesë në disa evenimente që organizohen në këtë qytet.

Në ora 16:30 do të mbahet Konferencë në sallën e Muzeut të Alfabetit në Manastir me temë: “Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit”.

Ndërsa në ora 17:00 do të bëhet inaugurimi i Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Alfabetit. Më pas në ora 19:00 në Sallën e madhe e Qendrës për Kulturë në Manastir do të mbahet Galla Koncert, ku do të marrin pjesë:

Orkestra Filarmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”, solist Shkëlzen Doli – violinë, dirigjent Olsi Qinami dhe mysafir special Çun Lajçi – poezi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *