Home / Kuriozitete / Zgjohet nga koma dhe i bie pianos, habit 78 vjeçari

Zgjohet nga koma dhe i bie pianos, habit 78 vjeçari

Një 78-vjeçar pasi u zgjua nga një atak kardiak, zbuloi se dinte t’i binte pianos edhe pse ai nuk kishte prekur kurrë me dorë një tastierë muzikore.
“I bija pianos dhe nuk arrija që ta besoja”, tregoi i moshuari. Roy, ky është emri i burrit, i cili prej kohësh kishte pasur disa probleme me zemrën. Rreth 20 vjet më parë ai kishte bërë një bypass koronare dhe kishte pasur disa sulme në zemër, por këtë herë kur u zgjua zbuloi aftësinë që nuk e kishte poseduar më parë.

Zbulimi erdhi kur një mik i kishte vdekur dhe djali i viktimës i kishte kërkuar që t’ia ruante pianon e të atit për disa ditë dhe që më pas do të vendoste se çfarë do të bënte. Ndërkohë që ai e mbante pianon në shtëpi, iu afrua tasteve dhe nisi që të luante melodi të bukura. Në këtë pikë, burri e zëvendësoi pianon me një tjetër instrument muzikor dhe zbuloi se ai mund të luante gjithashtu.

Sigurisht, burri deklaroi se nuk kishte prekur më parë një instrument muzikor, përpara dhe kjo ishte një gjë shumë e çuditshme. Disa njerëz mendojnë se tashmë ataku në zemër ka goditur ndonjë zonë të trurit që ka zgjuar cilësitë që i moshuari kurrë nuk i kishte përdorur më parë.

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *