Home / Shëndeti / Zvogëloni efektet e stresit përmes ushqimit

Zvogëloni efektet e stresit përmes ushqimit

Nëse një kohë të gjatë jeni të ngarkuar dhe gjendeni në ankth, shtypja ju rritet vazhdimisht, dhe së bashku me këtë edhe rreziku për prekjen e mundshme nga infarkti. Stresi, po ashtu, e rrit të ashtuquajturin kolesterolin e keq në gjak, që me kohë sjell deri te bllokimi i arterieve dhe rrit rrezikun nga sulmi në tru dhe infarkti

Presioni i shtuar, kokëdhembja, problemet me tretjen, të gjitha këto mund të jenë pasojë e ngarkesës së gjatë psikike. Nëse assesi nuk mund ta shmangni stresin, përpiquni që me ushqim të shëndoshë të zvogëloni efektin e tij në shëndet.

Magnezi

Kur jeni nën ndikimin e stresit, organizmi “derdh” adrenalinë, hormon i cili futet në grupin e substancave kimike të cilat quhen amine. Personat të cilët vuajnë nga migrena veçanërisht janë të ndjeshëm në këto substanca.

Këshilla

Shmangni ushqimet të cilat përmbajnë amine, dhe këto janë kafja, çokollata, kaçkavalli dhe vera e zezë. Konsumimi i tyre në situata stresuese vetëm e rrit mundësinë që të fitoni sulm të migrenës. Rritni sasinë e futur të magnezit në organizëm. Studime të shumta kanë treguar se marrja e këtij minerali zvogëlon rrezikun nga prekja nga migrena. Burimet natyrore të magnezit janë soja, kikirikët, sallatat e verdha, arra, banania, orizi etj.
Më pak kripë

Nëse një kohë të gjatë jeni të ngarkuar dhe gjendeni në ankth, shtypja ju rritet vazhdimisht, dhe së bashku me këtë edhe rreziku për prekjen e mundshme nga infarkti. Stresi, po ashtu, e rrit të ashtuquajturin kolesterolin e keq në gjak, që me kohë sjell deri te bllokimi i arterieve dhe rrit rrezikun nga sulmi në tru dhe infarkti.

Këshilla

Zvogëloni sasinë e kripës dhe hani më shumë pemë e perime të freskëta. Gjithqysh drejtohuni mjekut nëse shtypja juaj ka kaluar 140/85.
Probiotikët

Sindroma “e nervozes së zorrëve”, i shkaktuar nga stresi, ka simptomat “konfuze dhe konfliktuoze”. Hormoni i stresit, kortizol, ngadalëson lirimin e acideve të barkut dhe zbrazjen e zorrëve përkatësisht sjell deri tek bllokimi apo së tepërmi e stimulon “kolonin”, dhe e përshpejton qarkullimin e përmbajtjes nëpër zorrë.

Këshilla: Çdo ditë pini pije të pasura me probiotikë sikur jogurti, apo qumështi i thartë, të cilat u ndihmojnë baktereve të mira në zorrë dhe i ndihmojnë organizmit në luftë kundër ndikimit të hormonit të stresit. Në fund mund të shtojmë se gabimisht situatat stresuese lidhen me kafen, cigaret apo alkoolin, pasi që përbërësit stimulues nuk e zvogëlojnë ngarkesën psikike, por vetëm shkatërrojnë mekanizmat natyrorë antistres. Dhe duhet të dini se në frigorifer mund të gjeni “arsenal të tërë të armëve” kundër stresit.

Ushqimet që përmbajnë Omega 3 ndihmojnë të jeni në humor dhe të luftoni depresionin

Ushqimet e pasura me omega 3 gjenden te salmoni, sardelja, skumbria, produktet e qumështit etj. Këto yndyrna janë pjesë e rëndësishme e nervave dhe qelizave të trurit, të cilat janë një komponent kyç në zhvillimin e trurit. Njerëzit të cilët kanë mungesë të Omega 3 në dietën e tyre, rrezikojnë të vuajnë nga depresioni.

 

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *