Home / Kuriozitete / 4 Gjërat që do ju bëjnë të ndiheni të penduar, pasi keni dalë për jetë nate

4 Gjërat që do ju bëjnë të ndiheni të penduar, pasi keni dalë për jetë nate

Të gjithë mezi e prisni fundjavën, pas një jave të gjatë.
Intv ju sjell disa nga ndjenjat e pendimit, pasi zgjoheni në mëngjes nga një natë e gjatë argëtimi me shoqërinë, apo partnerin tuaj.

1. Tmerroheni kur kujtoheni sa më shumë keni harxhuar

Ju mbani mend se sa keni dalë keni porositur një pije, por pas disa orësh nuk mbahet mend sa pije keni konsumuar. Në rastet kur keni paguar pijet tuaja, harxhimi ka qenë më i madh dhe vetëm në mëngjes reflektoni .

2. Nuk ndiheni pastër

Pasi keni ardhur shumë vonë në shtëpi, pas festimeve natën nuk keni pasur kohë të hiqnit tualetin dhe të bëni dush. Intv shton se ky moment është i bezdisshëm për shumicën e njerëzve. Qejfi ka pasojat e veta!

3. E humb gjithë ditën në gjumë

Ekspertët thonë se shumica e njerëzve kanë pohuar se kur kalon shumicën e natës duke pirë dhe kërcyer, lodhja ditën tjetër do jetë e madhe. Gjumi është zgjidhja për të plotësuar orët e gjumit të natës dhe e shikoni veten në gjumë deri në drekë. Përfundimi? Keni humbur gjithë ditën në gjumë!

4. Shikon fotot e tua në profilet e miqve

Ndoshta kur keni bërë foto të dehur dhe nuk e keni menduar gjatë se ato do përfundojnë në profilet e tyre personale. Tashmë është vonë, që ata t’i heqin, pasi të gjithë i kanë parë. Mos u mërzisni, gjëra që ndodhin.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *