Home / Shëndeti / 5 mënyra si të trajtoni fryrjet artificiale të barkut shkaktuar nga periodat

5 mënyra si të trajtoni fryrjet artificiale të barkut shkaktuar nga periodat

Përpos dhimbjeve të padurueshme te barkut apo të shpinës, më shumë se 70% e femrave përjetojnë fryrje artificiale të barkut para dhe gjatë ciklit menstrual.

 Prodhimi i hormoneve në këtë kohe të muajit, shkakton jo pak shqetësime për organizmin e femrës, por për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale si të trajtoni fryrjen e barkut!

1. Hani ushqime të pasura ne potasium (banane, domate) dhe proteina. Këto ushqime ulin nivelin e prostaglandis grupi hormoneve përgjegjëse për dhimbjet dhe fryrjen e barkut.

2.Qëndroni larg ushqimeve që ju shkaktojnë gazra Brokoli dhe lakrat përmbajnë një lloj sheqeri të quajtur raffinose i cili shkakton fryrje dhe gazra.

3. Ushtrohuni: Njerëzit që përqafojnë një stil jetese sedentare priren te vuajnë më shumë nga dhimbjet menstruale sesa femrat që ushtrohen dhe lëvizin në këmbë.

4.Hiqni dorë nga alkooli, kafeina dhe pijet e gazuara. Këto pije mund t’ju dehidratojnë duke shkaktuar stres në aparatin tretës, gjendje që shoqërohet me fryrje dhe gazra.

5. Mund të merrni medikamente si ibuprofen, pasi perbërja e këtij ilaçi bllokon enzimat në trupin e femrës që shkaktojnë inflamacion dhe fryrje.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *