Home / Lajme / Maqedoni / Nga janari 2017, 5 euro për të shkuar në Shqipëri nëpërmjet Rrugës së Kombit

Nga janari 2017, 5 euro për të shkuar në Shqipëri nëpërmjet Rrugës së Kombit

Sot në Tetovë mbahet festivali për fëmijë Bletëzat 2016

Sonte  mbrëma  në qendrën për Kulturë në Tetovë me fillim në ora 18.00 mbahet Festivali I Këngës për Fëmijë Bletëzat 2016.

Në  Festivalin që është  më i vjetër për fëmijë në Maqedoni, këtë edicion do të prezantohet me 14 këngë konkuruese fëmijë nga Kosova dhe Maqedonia.

Të gjitha këngët konkuruese janë këngë të reja të kënduara nga fëmijë të moshave të vogla, të kompozuara dhe me me tekste të autorëve të njohur nga të gjitha trojet shqiptare.

Këtë vit këngëtarët e vegjël, do t`I shoqërojë korri I fëmijëve të vegjël nga shkolla fillore Migjeni, i  udhëhequr nga profesoresha e muzikës Anita Aliu.

Ky festival është me karakter garrues kurse për vlerësimin e këngëve do të përkujdeset juria profesionale.

Përndryshe, festivalin kësaj radhe do ta zbukurojnë edhe tre pika artistike.Në skenë do të prezentohen me një këngë Jehona Shaqiri me djalin e saj Dielli Shaqiri, këngëtarja Odeta Dervishi me grupin e fëmijëve dhe të rinjtë e shoqërisë kulturore artistike Xheladin Zeqiri, me një valle, me të cilën fituan vendin e  dytë në garrat ballkanike në Shkodër.

Fetsivali për fëmijë Bletëzat tani më me traditë mbi 20 vjeçare, është një ndër festivalet më prestigjioze për fëmijë në Maqedoni, I cili gjithmonë, mbush sallën e qendrës për kulturë në Tetovë.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *