Home / Lajme / Maqedoni / A do të arrijnë shqiptarët të bashkohen deri më 11 dhjetor?

A do të arrijnë shqiptarët të bashkohen deri më 11 dhjetor?

Duke i krahasuar të gjitha anketat me relevancë të cilat u paraqitën këto ditë por edhe gjatë këmbimit të mendimeve me analitikë të shumtë të pavarur, me politikologë, ekspertë që e dinë situatën me votën shqiptare në Republikën e Maqedonisë, pa përjashtim, qëndrimi i të gjithë njohësve është se për momentin, BDI-ja do të del fitimtare e sigurt dhe dominues te Shqiptarët në këto zgjedhje.

PDSH-ja e cila paraqet oponentin dhe konkurrencën më të madhe të BDI-së, nuk arriti të imponohet si alternativë e vërtetë e cila do të mund ta kundërshtonte një gabarit politik siç është BDI-ja, dhe për këtë arsye, akoma nuk arrit rreth vetes ta tubojë ndikimin intelektual dhe politik, me ç’rast do të arrinin depërtim te potenciali më i madh votues. Analitikët janë të një mendimi, se PDSH-së i nevojiten reforma të thella për të mundur sërish ti mbërrijë periudhat yjore kur me të udhëhiqte Arben Xhaferi.

Në anën tjetër, në bllokun opozitar u paraqitën parti të shumta të reja të cilat edhe pse në fillim shfaqeshin premtuese me entuziazmin, ambicien dhe sharmin fillestar, përsëri nuk arritën të imponohen si faktor politik relevant. Të kapluar nga retorika negative, zona e komfortit të cilën e siguron fushata negative, të përkushtuar vetëm në pështymje, konspiracion, njollosje dhe ngjashëm, ato fituan imazhin e joseriozitetit, joparimitetit, ndërsa kohëve të fundit edhe të kriminalitetit, gjë që shkaktoi averzion te numri më i madh i Shqiptarëve. Kjo gjithsesi se shfaqet edhe nëpër anketat ku qartë shihet se këto parti, në këto zgjedhje, me siguri do të mbesin pa deputetë.

Por, ajo që bëhet e qartë është se me shfaqjen dhe me përçarjen e votës shqiptare, Shqiptarët, në përgjithësi do të pësojnë për herë të parë dobësim të konsiderueshëm në këto zgjedhje. Përçarja e votave te pjesa më e madhe e subjekteve politike do i lë Shqiptarët me numër më të vogël të deputetëve në Kuvend, dhe me ndikim konsiderueshëm të zvogëluar mbi proceset e ardhshme politike. Kjo, pohojnë analitikët, është rreziku më i madh për momentin për interesat shqiptare dhe prandaj, bashkimi i votës shqiptare është nevojë esenciale për Shqiptarët. Zgjedhjet janë për ca ditë, atëherë pra do të shihet sa ka arritur përçarja të ketë sukses te vota shqiptare, a sa do të arrijë momenti integrues ti bashkojë Shqiptarët.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *