Home / Lajme / Maqedoni / A do t’i përkulet Gruevski liderit të BDI-së Ali Ahmetit për formimin e qeverisë?

A do t’i përkulet Gruevski liderit të BDI-së Ali Ahmetit për formimin e qeverisë?

Duke u nisur nga gjendja aktuale, rezultatet e zgjedhjeve ende nuk janë përfundimtare sepse janë parashtruar ankesa deri te KSHZ-ja, nga LSDM dhe Lëvizja Besa për rishikimin e votave në dy njësi zgjedhore që ndjeshëm mund të ndikojnë në numrin e përgjithshëm të mandateve. T

Tani për tani VMRO-DPMNE ka 51 deputet dhe i duhen më së paku edhe 10 deputet që të formohet qeveria. Ato për momentin i ka BDI, por shtrohet pyetja se sa është i mundur një kombinim i tillë.

BDI në këto zgjedhje humbi disa mandate, kjo ndodhi për shkak të paknaqësisë së shqiptarëve sepse vlerësojnë se nuk kanë marrë atë që kanë pritur nga koalicioni qeveritar. Prandaj, BDI duhet të tregoj “dhëmbët” dhë të kërkoj funksione të larta shtetërore të tilla si kryeministër shqiptar, ministri i Punëve të Brendshme të jetë shqiptar ose kryetari i Kuvendit të jetë i nacionalitetit shqiptar. BDI gjithashtu e vendosi edhe çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe e cila duhet të barazohet me atë maqedonase.

Pikërisht këto dy kërkesa “radikale” VMRO-DPMNE parashihet ti refuzoj sepse gjatë fushatës shumë qartë ishte kundër këtyre ideve, dhe nuk i ka fituar 63 deputetët nga elektorati dhe ka humbur mbështetje të konsiderueshme.

Megjithatë, VMRO-DPMNE gjithmonë ka qenë i gatshëm për kompromis me BDI-në, si psh duhet cekur amnestitë e ngjarjeve të Hagës për krimet e luftës së UÇK-së, pranimin e përdorimit të gjuhës shqipe nga ministrat në Kuvend, ndërprejen e ligjit për mbrojtjen e “branitellave”, ministër për mbrojtje nga rradhët e UÇK-së, ndërprerjen e ndërtimit të kishës në Kala të Shkupit dhe shumë kompromise të tjera.

VMRO-DPMNE është nën presion të madh për formimin e qeverisë sepse antarësia e saj është ende e hutuar, përarsyese Gruevski ju tha se në këto zgjedhje partia e VMRO është fituese absolute e zgjedhjeve që u mbajtën më 11 dhjetor. Megjithatë, ekziston mundësia pas vendimit të KSHS-së për rinumrimin e votave apo pas rivotivimit të humbin edhe një ose dy mandate, dhe atëherë do të duheshte të bëjë koaliconin edhe me BDI-në edhe me ndonjë parti tjetër shqiptare, që do të ishte më e vështrië, sepse gjatë gjithë fushatës u shprehën kundër ndërhyrjeve të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *