Home / Kuriozitete / A funksionon vërtetë pasta e dhëmbëve për heqjen e njollave dhe akneve?

A funksionon vërtetë pasta e dhëmbëve për heqjen e njollave dhe akneve?

Do të befasoheni me rrëfimin apo trukun e pastës së dhëmbëve kundrejt njollave dhe akneve në lëkurë…

Në përpjekje për t’iu shpëtuar akneve dhe njollave, kemi provuar pothuajse gjithçka. Kemi bërë maska të përgatitura në kushte shtëpiake, kemi thyer vezë me pretekstin se e bardha e vezës trajton puçrrat si dhe shumë preparate tjera shtëpiake. E megjithatë, kemi harruar të cekim pastën e dhëmbëve. Por, a thua vallë funksionon pasta e dhëmbëve në eliminimin e njollave apo skuqjeve tjera të lëkurës?

Sipas dermatologes, Rebecca Baxt dhe Dr. Neal Schultz, pasta e dhëmbëve ka një efekt tharjeje për puçrrat, gjë që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e skuqjes dhe inflamacionit. Duke u shprehur për Huffington Post, Dr. Schultz ka thënë:

“Pasta e dhëmbëve përmban përbërës të caktuar si – sode bikarbone, peroksid hidrogjen, alkohol, mentol, vajra esenciale, triklosan, që shkaktojnë tharjen e akneve”. Megjithatë, ai vë në dukje se nuk ka përbërës në pastën e dhëmbëve që e bëjnë këtë metodë si më efektive se sa trajtimet tradicionale. Ai paralajmëron se gjatë aplikimit mund të shkaktoni irritim dhe djegie të lëkurës.

Lexoni edhe këtë: Këto këshilla dashurie nuk i keni dëgjuar nga askush
Pra, çfarë të bëjmë? Ta provojmë apo jo? Apo ta përdorim thjeshtë për larjen e dhëmbëve?

Shumica e njerëzve përdorin shumë lloje të preparateve shtëpiake për të pastruar fytyrën e tyre, thekson Dr. Baxt. Pasta e dhëmbëve irriton lëkurën, dhe aknet ndoshta mund të zhduken përfundimisht së bashku me irritimin, por duhet ditur se pasta e dhëmbëve në asnjë mënyrë nuk paraqet trajtim parësor për aknet në fytyrë.

E pra, kjo është ajo që duhet të dijmë. Ruani pastën për dhëmbët tuaj, e jo për lëkurën. Kjo mund të funksionojë për reduktimin dhe tharjen e akneve si dhe skuqjeve në lëkurë, por ka alternativa më të sigurta, si soda bikarbone, e cila bën mrekulli pa shkaktuar ndonjë pasojë./

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *