Home / Lajme / Botë / Adea Batusha: Shteti po i liron aktivistët e VV-së nga ky rast i montuar

Adea Batusha: Shteti po i liron aktivistët e VV-së nga ky rast i montuar

Aktivistja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adea Batusha, njëherësh edhe e dyshuara për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës, ka thënë se shteti po i liron aktivistët, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, gjithashtu të dyshuar për po të njëjtin sulm, nga ky rast i montuar.

Batusha, e cila që nga rasti i sulmit me zollë ndaj Kuvendit ka qëndruar në arrest shtëpiak, thotë se Egzoni dhe Atdheu, u liruan në arrest shtëpiak. “Në mënyrë graduale pushteti po i liron një nga një nga ky rast i montuar e po mendon se gradualisht edhe ne do të harrojmë se çka ka ndodhur gjatë këtyre muajve”, ka shkruar Batusha.

Adea Batusha është njëra prej të akuzuarve që mori pjesë në sulmin ndaj Kuvendit, pjesë e të cilit ishte edhe aktivisti që ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari.

Batusha gjithashtu është edhe mbesa e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri.

Statusi i saj i plotë:

Egzoni dhe Atdheu, keta “terroristet” e rrezikshem, u liruan ne arrest shtepiak. Ne menyre graduale pushteti po i liron nje nga nje nga ky rast i montuar e po mendon se gradualisht edhe ne do te harrojme se cka ka ndodhur gjate ketyre muajve. 

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *